“Teatri Veror” do të ndërtohet në Hoqë të Madhe

Teatri

“Teatri Veror” do të ndërtohet në Hoqë të Madhe

Më: 6 shtator 2016 Në ora: 13:32
Agjencia Kosovare e Privatizimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit mori vendim që që në pronën e ndërmarrjes shoqërore “Podrima” të ndërtohet një objekt i përkohshëm “Teatri Veror” në Hoqën e Madhe.

Kjo është bërë me kërkesë të komunës së Rahovecit.

 Në këtë mbledhje që është kryesuar nga Petrit Gashi është diskutuar edhe për të gjeturat e Auditorit të brendshëm dhe të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.   Po ashtu Bordi i Drejtorëve diskutoi për ndërmarrjen shoqërore “Trepça” nën administrimin e AKP-së, e cila trajtohet me prioritet nga ana e Agjencisë dhe konsiderohet me rëndësi të veçantë për ekonominë e Kosovës dhe në këtë kuadër Bordi u informua nga menaxhmenti për aktivitetet në këtë ndërmarrje dhe shqyrtoi raportin mujor të punës.

“Bordi, në vazhdën e vizitave të punës u pajtua që në ditët në vazhdim të vizitoj Trepçën, njësinë në veri të Komunës së Mitrovicës”, thuhet në komunikatë lëshuar nga AKP. .

Gjatë kësaj mbledhje Bordi shqyrtoi dhe e aprovoi marrëveshjen e rishikuar në mes AKP-së dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës për sa i përket procesit të shpërndarjes së pjesës së 20 përqindëshit për ish punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore dhe ndihmën në hartimin e listave të punëtorëve legjitim përfitues.

Gjithashtu Bordi u njoftua me raportin përfundimtar të Autoritetit të Likuidimit për ndërmarrjen shoqërore KB Xhafa, i cili do ti dorëzohet Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për aprovim.

Bordi po ashtu aprovoi rekomandimin e Autoritetit të Likuidimit për marrëveshjen e re të qirasë së aseteve të NSh-së me Federatën e Futbollit.

Veç kësaj aprovoi edhe dhënien me qira të asetit të NSh “Ereniku-Industria”, në vendin e quajtur Piskotë, në përputhje me procedurat dhe metodologjinë për përcaktimin e çmimit të qirasë që parashihen me Rregulloren për qiradhënie.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat