Aktori Alfred Zeneli: Teatrot më kanë mbyllur dyert për shtatin e vogël

Teatri

Aktori Alfred Zeneli: Teatrot më kanë mbyllur dyert për shtatin e vogël

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 14:19
Alfred Zeneli

Alfred Zeneli, i lindur me sindromën e nanizmit, edhe pse ka diplomë universitare për aktrim, me nisjen e sezonit artistik mbetet jashtë dyerve të institucioneve.

I mënjanuar për shkak të fizikut tij, ai përpiqet i vetëm të luftojë kundër diskriminit. Drejtoresha e teatrit të kukullave, Monika Lubonja e ndihmoi një vit më parë të punësohej në Teatrin e Kukullave, por me një kontratë gjashtëmujore.Pas mbarimit të kontratës “Fredi i Vogël” siç e njohin të gjithë nuk gjen dot punë. Letrat drejtuar zyrave të të drejtave të njeriut ende s’e kanë ndihmuar, ndërkohë që mungesa e të ardhurave ka përkeqësuar gjendjen e tij fizike. Alfred Zeneli është një aktor i veçantë, por me një karrierë të pasur. Ai ka realizuar personazhe në film dhe në teatër. Teatri i fëmijëve është vendi ku mund të ketë më shumë role, sepse edhe fëmijët e duan. I papunë, Alfred Zeneli e ka të vështirë të jetojë në një shoqëri kaq shpërfillëse si kjo jona, ndërsa ata që kanë veçoritë e tij në vende të tjera të botës kanë fatin të hyjnë edhe në dyert e Hollivudit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat