Projekti - Teatrot në të gjithë vendin bëhen bashkë

Teatri

Projekti - Teatrot në të gjithë vendin bëhen bashkë

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 14:08
Ilustrim

Teatrot në të gjithë vendin, do të bashkëpunojnë për veprat e artit që do të vihen në skenë për publikun shqiptar.

Një marrëveshje e firmosur në Fier, që synon të shtrihet edhe në vendet shqipfolëse si Kosovë, Maqedoni apo Mal i Zi, pritet të ngrejë nivelin e artit skenik në vend.

Milto Kutali: Tetë teatro vendore të Shqipërisë unifikohen në këtë rrjet. Do të kenë projekte të përbashkëta. Ky është hapi i parë. Jemi ambiciozë që ky të shtrihet edhe në nivel ballkanik.

Studiuesi dhe kritiku Josif Papagjoni ngriti problemin mungesës së cilësisë të teatrit, mungesës së spektatorit, ndërkohë që është futur edhe si lëndë në shkollat e mesme.

Josif Papagjoni: Për fat të keq nuk shohim një student të vetëm që të jetë mësues për këtë lëndë.

Artistja e Populit Margarita Xhepa, që mban peshën e disa dekadave eksperiencë mbi shpatulla, kërkon të punohet më shumë me brezin e ri, dhe në skenë të punohet me veprat e autorëve shqiptarë.

 Margarita Xhepa: Teatër kombëtar pa dramë shqiptare nuk ka. Duhet të zgjidhen veprat për psikologjinë e popullit shqiptar. Populli do të shikojë hallet e veta, kemi ngjarje nga më të çuditshmet. Spektatori do të shikojë veten, dhe teatri edukon.

 Krijimi i tryezave të debatit mbi artin, uorganizuar në kuadër të aktivitetit “De Fest Theatre” që u mbajt në  teatrin Bylis në Fier.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat