“Familja Tot”, një teatër për dinjitetin

Teatri

“Familja Tot”, një teatër për dinjitetin

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 16:40
Foto

Pas katër vitesh studim të tekstit të “Familjes Tot” i autorit hungarez Istvan Orkeny, i cilësuar si më të rëndësishmit e shekullit të 20, Andia Xhunga e sjell premierë në Teatrin Kombëtar.

Pas tekstit, për të cilin regjisorja thotë së është i vështirë, sfida e dytë ishte përzgjedhja e aktorëve, për të mishëruar karakteret, që interpretohen nga aktorë të njohur të skenës.

Ngjarjet zhvillohen në një fshat, në veri të Hungarisë. Çifti Tot ka një vajzë dhe një djalë ushtar. Kur majori ekscentrik i djalit vendos të marrë një pushim, ai i këshillon të vizitojë familjen e tij. Sa tragjike dhe komike, çifti Tot dhe e bija e tyre, përpiqen të plotësojnë çdo dëshirë të tij, madje duke shkelur mbi dinjitetin e tyre më shpresën se majori do t’ia lehtësojë jetën djalit të tyre ushtar.

Dy janë pyetjet që Andia Xhunga ngre përmes konceptit të saj regjisorial.

Duke nisur nga sonte me historinë e familjes Tot, por që është historia e secilit prej nesh në raport më dinjitetin, vjen në Teatrin Kombëtar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat