Gjilani fitoi në festivalin 'Teatri shqiptar në Maqedoni'

Teatri

Gjilani fitoi në festivalin 'Teatri shqiptar në Maqedoni'

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 13:44
Trupa Teatrore nga Gjilani

Në Dibër, ka përfunduar mbrëmë edicioni i 15-të i festivalit. Me këtë rast janë ndarë edhe çmimet.

Trupa Teatrore nga Gjilani ka ngadhënjyer në festivalin "Teatri shqiptar në Maqedoni" që u mbajt Dibër.

Shfaqja "Jetë me qira" me autor Refet Abazi dhe regjisor Ekrem Sopin, nga Teatri i Gjilanit, ka fituar çmimin kryesor "Shfaqja më e mirë", si dhe ka marr çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor që i ka takuar Aurita Agushit, shkruan KultPlus.

Çmimi "Regjia më e mirë" i është dhënë Teatrit Ultra nga Kumanova me shfaqjen "Ballyturk", të regjisorit Qazmedin Nuredini.

Aktorja më e mirë është shpallur Maylinda Kosumoviq me shfaqjen "Një burrë mes dy grash" me regji të Ilirian Himajt. Aktori më i mirë është vlerësuar, Enver Petrovci, aktori më i mirë në rolin dytësor Xhevdet Doda

Është një tekst real dhe imagjinativ, ngjarja e së cilit ndodhë në teatër, ku një regjisor i ri, pasi fillon të punoj shfaqjen, përballet me problemet politike si dhe problemet e brendshme të teatrit. Edhe pse regjisori mundohet ta ndryshoj tekstin dhe qasjen, duke ia përshtatur kërkesave të pakuptimta të autoriteteve që kanë ndikim në teatër, ai prapë se prapë nuk mundë ta çoj projektin deri ne fund, pasi që atij i ndalohet shfaqja.

Në këtë shfaqje luajnë: Gani Rrahmani, Alban Shahiqi, Aurita Agushi, Gyner Halili, Naser Zymberi, Avni Shkodra, Tringa Hasani, Safete Mustafa, Artan Selimi, Egzona Salihu, Rexhep Maloku dhe Jashar Shahiqi.

shte ky edicioni i 15-të i Festivalit "Teatri shqiptar në Maqedoni" i cili zgjati gjashtë ditë. Gjatë kësaj periudhe janë prezantuar tetë shfaqje teatrore nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, njëra prej të cilave ka qenë jashtë konkurrencës.

Mbajtjen e festivalit edhe këtë vit financiarisht e mbështetën Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë dhe Komuna e Dibrës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat