Nis në Elbasan Festivali i teatrit “Skampa 18”, zgjat deri më 4 nëntor

Teatri

Nis në Elbasan Festivali i teatrit “Skampa 18”, zgjat deri më 4 nëntor

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 10:19
Teatri “Skampa”

Teatri “Skampa” do të mirëpresë nga data 30 tetor deri më 4 nëntor, edicionin e 18 të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Skampa 18”.

Për të performuar në skenë do të ngjiten trupa aktrimi nga vende të ndryshme. Shqipëria përfaqësohet nga 4 trupa aktrimi , ajo e Elbasanit, Tiranës , Shkodrës dhe trupa e Gjirokastrës.

Ky është aktiviteti i dytë në rang kombëtar që zhvillohet në Teatrin “Skampa”.

Për të performuar do të jenë trupa nga Argjentina, Italia, Izraeli, Kosova, Maqedonia, Suedia, Amerika, Rumania etj.

Ky edicion vjen me energji të reja për arsye se menaxhimi dhe resurset janë më të mëdha. Fal mbështetjes nga Bashkia Elbasan. ky aktivitet do ti japë jehonë qytetit.

Qëllimi kryesor i këtij eventi artistik është rritja e audiencës dhe veçanërisht pjesëmarrja e rinisë. Një risi këtë vit është se në skenë do të ngjitet edhe një trupë aktrimi qe do të performojë për fëmijët.

“Skampa 18” është festivali më i madhi teatrit. Ka startuar ditën e diel, në orën 18:00, dhe do të vazhdojë deri të premten, më 4 nëntor.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat