“Rrno për me tregue”

Teatri

“Rrno për me tregue”

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 18:26
Milto Kutali

E konsideruar si ndërgjegjja e kohës, “Rrno për me tregue”, vepra e klerikut të lartë françeskan At Zef Pllumi është kalvari i kohës së komunizmit në burgje dhe jashtë saj.

E bazuar mbi historitë e tij, monodrama me të njëjtin titull po shfaqet në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, nën interpretimin e Arben Derhemit dhe me regji të Milto Kutalit.

“Monodrama është një zhaner që mua më krijon një kënaqësi të madhe”, shprehet Arben Derhemi, aktor.

Me një skenografi minimaliste. Një derë burgu,e cila shndërrohet edhe në shtrat me gjemba; një degë pjeshke, që në vend të romantizmit simbolizon vendin e torturave; dhe një valixhe kartoni, që na ka shoqëruar gjithmonë si popull.

“Fakti që me pak mjete të mund të operojmë ka të bëjë me atë që pikërisht çdo gjë t’i lihet në dispozicion aktorit”, tha Milto Kutali, regjisor.

Në një orë e 5 minuta, Derhemi vendosi një marrëdhënie emocionale me publikun, por as nuk e mohoi vështirësinë e petkut të At Zef Pllumit.

“Kur njeriut t’i mungojë zemra, nuk asht ma njeri”, shkruan At Zefi, që si jehonë ushton edhe për ditët tona.

“Ende njerëzimi është i egër dhe bart urrejtje ndaj atij, njeriut”, përfundon Milto Kutali.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat