Teatri Arbëresh vjen në Tiranë, odisea e gjatë e një populli që kthehet përsëri në tokën mëmë

Teatri

Teatri Arbëresh vjen në Tiranë, odisea e gjatë e një populli që kthehet përsëri në tokën mëmë

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 17:02
Drama ”Gjaku i Arbërit rron!”

Teatri Arbëresh i Shoqatës “Vorea” të komunës së Frascineto do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në formën e një drame me mesazhin ”Gjaku i Arbërit rron!”.

Falë mbështetjes së Bashkisë së Tiranës dhe vetë Kryetarit  Erjon Veliaj , nën kujdesin e Institutit Italian të Kulturës , dhe me iniciativën e Prof. Neritan Ceka (ish Ambasador i republikës së Shqipërisë në Romë) është bërë e mundur që për dy netë me radhë, kultura arbëreshe do të shpalosë traditën plot ngjyra të trashëguar në breza në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli.

”Kostandini e Garentina” dhe ”Shtëpia e Tatës” janë pjesët që do të përformohen për publikun kryeqytetas. Regjia është e Imma Guarasci dhe do të interpretohet nga tetë aktorë arbëreshë duke sjellë pranë spektatorit muzikalitetin e gjuhës arbëreshe, gërshetuar me këngën dhe vallet tradicionale të përcjella brez pas brezi.

Vepra vë në dukje vlerën e fjalës ”Besa”, fjala e dhënë nga Kostandini nënës së tij, një detyrim i fortë moral, i aftë për të thyer edhe vetë vdekjen.

Terminoligjia është e lidhur me nderin e shqiptarëve dhe përfaqëson thembrën e Akilit të nderit dhe  besimit të një populli.Një virtyt shumë i vyer për kulturën arbëreshe,që akoma sot mbas kaq shekujsh përpiqen ta mbajnë gjallë e ta përhapin mes tyre.

Një skenografi e kujdesshme në detaje, do të përcjellë ndjesinë e dhimbjes, dashurisë së thellë, i jep  jetë një spektali, i cili transmeton te publiku vlerat solemne dhe rëndësinë e aspektit kulturor të shoqatës “Vorea”, e përfaqësuar nga presidentja Lucia Martino.

Të dyja veprat janë pasuruar nga trupa e baletit e cila vallëzon nën koreografinë e Brunilde Lato dhe me muzikë të kompozitorit Lello Pagliaro.

Shfaqja do të jepet në data 17 dhe 18 Nëntor 2016 në orën 19:00.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat