“Të pandarë për Shqipërinë” në TKOB

Teatri

“Të pandarë për Shqipërinë” në TKOB

Më: 18 nëntor 2016 Në ora: 16:43
Regjisori Nikolin Gurakuqi

Samiti i parë i diasporës në Tiranë, u bë shkak që një nga krijimet më të bukura shqiptare, opera “Skënderbeu”, të ringjitet në skenën e teatrit bashkë me “Borana” dhe baletin “Halili dhe Hajria”.

Të tre veprat ruajnë origjinalitetin e kohës kur janë ngjitur për herë të parë në skenë. Ndërhyrja e regjisorit Nikolin Gurakuqi është në ndërthurjen e tyre, për të ndërtuar një vepër të vetme. 

Kostumin e Heroit tonë Kombëtar do ta veshë tenori Elson Braha, që do të jetë edhe një provë për të për t’u bërë pjesë e trupës së teatrit.
“Të pandarë për Shqipërinë” vjen vetëm për një mbrëmje, të shtunën në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat