Samiti i Diasporës rikthen operën “Skënderbeu” në TKOB - Bota Sot
Samiti i Diasporës rikthen operën “Skënderbeu” në TKOB

Teatri

E mërkurë, 23 maj 2018

Samiti i Diasporës rikthen operën “Skënderbeu” në TKOB

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 20:40
Opera “Skënderbeu” e Prenk Jakovës

Opera “Skënderbeu” e Prenk Jakovës, “Borana” e Avni Mulës dhe baleti “Halili dhe Hajria” e Tish Daijsë erdhën të ndërthurura në skënën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, në shfaqjen “Të pandarë për Shqipërinë”, të organizuar në kuadër të Samitit të parë të Diasporës.

Artadashësit e pranishëm në shfaqje duartrokitën interpretimin e artistëve, që sollën me mjeshtëri tre nga veprat e madhështore të krijimtarisë artistike shqiptare.

I konceptuar si një moment celebrues i gjithçkaje kulmore që historia jonë e krijmtarisë skenike ka në raport me figurën më të madhe, simbol të kombit tonë, Skënderbeun, regjisori Nikolin Gurakuqi është shprehur se me këtë vepër sollëm një lloj kronologjie tek vepra e heroit kombëtar të shqiptarëve.

Mbi imazhet e kësaj epoke u zhvillua mendimi muzikor i programit duke futur në skenë të gjithë personazhet: Skënderbeun, Donikën, Mamicën dhe vajzat që iu thurin lule, Lekë Dukagjinin, luftetarët trima dhe jenicerët turq.

Roli i Skënderbeut interpretohej nga tenori i ri Elson Braha. ”Është nder që më është besuar si rol”, shprehet i emocionuar ai.

Gjithë tabloja e epokës dhe personazhet e saj vijnë herë përmes arieve, dueteve, koraleve nga Opera “Skënderbeu” që Prenk Jakova krijoi për heroin tonë, por sinkron me emocionin artistik dhe muzikor, panorama e epokës shoqërohet edhe përmes tabllove koreografike të baletit “Halili dhe Hajria” të Tish Daijsë, Operas “Borana” të Avni Mulës si dhe krijimeve folklorike.

Opera Skënderbeu është shfaqur për herë të parë në 17 Janar 1968 me muzikë të Prenk Jakovës, libret të Llazar Siliqit, dirigjent Mustafa Krantja, regji të Pirro Manit dhe (J.Bitri e L. Gurakuqit) e piktor Shaban Hysa. “Skënderbeu” i Prenk Jakovës është një vepër masive pjesëmarrja ka qenë madhore, ku janë përfshirë afërsisht 280 artistë kur Skënderbeu kurorëzonte betejën dhe këndonte arien “Lirinë s’ua solla unë”. Është rishfaqur pas 40 vjetësh së premierës në 19 qershor 2012, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Në këtë produksion interpretuan plot 200 artistë.

Baleti “Halili dhe Hajria” është baleti i parë klasik shqiptar i vënë në skenë në 13 Janar të vitit 1963, me kompozitor Tish Daija, baletmaestër Panajot Kanaçi, dirigjenti Mustafa Krantja, piktor Stavi Rafael. Rivënie në vitin 1983 pas 20 vjetësh. Vihet në skenë nga Agron Aliaj, skenografi e kostumet nga Shaban Hysa dhe nën dirigjimin e Edmond Dokos. Është baleti i parë shqiptar që hap siparin e baleteve kombëtare, i vënë në skenë jashtë vendit në Greqi, Itali, Turqi e Francë ka pasur sukses të padiskutueshëm.

Opera “Borana” është e kompozuar nga Avni Mula në vitin 1984, ajo është ngritur mbi temën e patriotizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test