Pas 146 vitesh, cirku Barnum mbyll dyert për publikun - Bota Sot
Pas 146 vitesh, cirku Barnum mbyll dyert për publikun

Teatri

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Pas 146 vitesh, cirku Barnum mbyll dyert për publikun

Më: 15 janar 2017 Në ora: 15:08
Cirku Barnum

Cirku Barnum, i krijuar në SHBA në 1871 prej një periudhe mjaft të gjatë i prezantuar nga pronari i tij si shfaqja më e madhe në botë, njoftoi se do të mbyllte dyert e tij në majin e ardhshëm, pas 146 vitesh së ofruari spektakël.

Cirku, zyrtarisht i emërtuar Ringling Bros. and Barnum and Bailey Circus, pas disa bashkimeve, sqaroi se nuk mund të mbijetonte më financiarisht, për shkak të shtimit të kostove dhe uljes së shitjes së biletave, veçanërisht që nga viti 2015 që çoi në tërheqjen e disa elefantëve nga shoqata për mbrojtjen e tyre që ishin interesi kryesor i këtij spektakli.

Që në fillimet e tij, cirku Barnum udhëtonte në të gjithë SHBA-në i famshëm jo vetëm për spektaklin e ofruar por gjithashtu për “kuriozitetet e tij”. Në fakt P.T. Barnum, i quajtur me nofkën e “princit të sharlatanëve” nuk heziton të shfaqë gjigantët e ngrirë të Islandës, femra nga Patagonia, xhuxha, gjarpërinj deti… Ai paraqet gjithashtu sirenën Fixhi që në të vërtetë i është qepur një bust majmuni me një bisht peshku.

Nga ana e spektaklit, Barnum përuron cirkun në tre pista dhe ka qënë një ndër të parët që përdori energjinë elektrike. Deri më sot Ringling Bros. and Barnum and Bailey Circus mbetet cirku më i madh në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test