"Shkolla e grave” komedia më e re në Teatrin "Kujtim Spahivogli” - Bota Sot
"Shkolla e grave” komedia më e re në Teatrin "Kujtim Spahivogli”

Teatri

E martë, 14 gusht 2018

"Shkolla e grave” komedia më e re në Teatrin "Kujtim Spahivogli”

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 10:32
Teatri Kombëtar Eksperimental ”Kujtim Spahivogli”

Teatri Kombëtar Eksperimental ”Kujtim Spahivogli” vjen me një komedi për adoleshentët “Shkolla e grave” me regji Endri Çela dhe teksti nga Molier.

Në këtë komedi do të interpretojnë: Donald Shehu, Françeska Hysi, Matia Lluapa, Adriana Tolka, Deljana Topulli, Xhuliano Brisku, Emiljano Bufazi ,Sofi Kara me skenografi nga Beqo Nanaj.

”Shkolla e grave” është një super komedi nga Molier. E para pjesë e tij që është shkruar në vargje. E vlerësuar si vepra më e fisshme e tij.
Arnolfi, një burrë 42 vjeç, i pasur e pedant, nga frika e të qenit i tradhtuar, ka thurur një plan krejt të veçantë; ka zgjedhur për grua një vajzë 17-vjeçe krejt idiote e të paditur. Sipas tij nëse merr një grua të mençur, atëherë fati yt varet nga duart e saj, ama nëse merr një të humbur, të ruhet nderi nga turpi e pabesia.

Po ndërkohë në qytet mbërrin Horaci, djali i mikut të tij, i cili, pa e ditur identitetin e dyfishtë të Arnolfit, i rrëfen atij se ka rënë në dashuri me Anjezën naive, vajzën që e mban mbyllur një far mesoburri krejtësisht i marrë e xheloz.

Situata nga më komiket që të mbajnë të mbërthyer. Zbulime ndjenjash. Rrëfime dashurish rinore nga më poetiket përballë dhimbjes së xhelozisë fodulle. Pushteti i mashkullit mbi femrën dhe dhuna psikologjike, përballë çiltërsisë djaloshare. Dy të rinj që mësojnë nga dashuria e pastërt dhe dikush që jep leksione jete të sprovuar. Cili është shkollimi më i arrirë: ai përmes ligjeve njerëzore, apo përmes ligjeve natyrore?

Kjo komedi do shfaqet për publikun në 28 shkurt në orën 12:00.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test