“Othello” përfundon edicionin e parë me shfaqjen “Mësimi” nga Ilirjan Himaj - Bota Sot
“Othello” përfundon edicionin e parë me shfaqjen “Mësimi” nga Ilirjan Himaj

Teatri

E premte, 25 maj 2018

“Othello” përfundon edicionin e parë me shfaqjen “Mësimi” nga Ilirjan Himaj

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 16:10
Perrfundon festivali "Othello"

Sonte është nata e fundit e edicionit të parë të festivalit “Othello”, i cili ka nis më 9 nëntor në Gostivar..

Në natën e fundit të këtij festival do të jepet shfaqja nga Teatri i Kumanovës, me regji të regjisorit kosovar Ilirjan Himaj ‘Mësimi”.

 

Kjo shfaqje jetësohet nga aktorët Shkëlqim Islami, Hajat Tocilla dhe Enver Halimi, ndërsa shfaqja e cila është një dramë e teatrit avangardë francez, flet për një nxënëse adoleshente të etur për mësime. Nevoja dhe dëshira për të vjelë dije e përballë nxënësen me vrazhdësinë dhe dhunën e një profesori psikopat.

“Mësimi”, shfaqet sonte në “Shtëpinë e kulturës” në Gostivar me fillim nga ora 19:00 ndërsa menjëherë pas shfaqjes edhe ndahen çmimet për më të mirët e këtij festival.

Në edicionin e parë të Festivalit të Teatrove “Othello”, kanë marrë pjesë gjithsej pesë shfaqje, ku dy nga to janë nga Kosova, si shfaqja “Psikozë n’4:48” me regji të Fatos Berishës dhe “Copë Copë” me regji të Zana Hoxha Krasniqit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test