Të urresh e dashurosh njëkohësisht

Teatri

Të urresh e dashurosh njëkohësisht

Më: 16 janar 2018 Në ora: 15:09
“Shërbëtoret”

“Shërbëtoret”, një nga kryeveprat e dramaturgjisë franceze do të ngjitet premierë në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” më 18 janar. Vepra e Jean Genet do të vijë nën regjinë e Kiço Londos.

Në role interpretojnë aktorët Laura Nezha, Dasara Xhangolli dhe Ilirda Bejleri. Dy shërbëtore, urrejnë e dashurojnë së bashku, zonjën e tyre. Ato kanë denoncuar të dashurin e kësaj të fundit përmes disa letrave anonime.

Pasi marrin vesh se zotëria në fjalë do të lihet i lirë për mungesë provash e në këtë mënyrë tradhtia e tyre do të dalë sheshit, fillimisht përpiqen ta vrasin zonjën. Dështojnë. Dhe pas kësaj përpiqen të vrasin njëra-tjetrën. Hedhja e tyre e dëshpëruar hyn në orbitën e mijra të rinjve të cilët enden pa të ardhme dhe shpresë, me rebelimet e heshtura të përditshme dhe me trazirat sociale të kohës sonë.

Ky produksion vjen si bashkëpunim i TKEKS me Ambasadën Franceze në Tiranë në kuadër të projektit “Festivali i Teatrit francez” për rajonin Elbasan – Korçë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat