Incident në teatrin ‘Kujtim Spahivogli’, aktori i njohur gjakoset në skenë

Teatri

Incident në teatrin ‘Kujtim Spahivogli’, aktori i njohur gjakoset në skenë

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 10:27
Para premiera e shfaqjes “MEDEA”, në teatrin “Kujtim Spahivogli”

Para premiera e shfaqjes “MEDEA”, në teatrin “Kujtim Spahivogli”, në Tiranë është shqëruar me një incident në skenë.

Mësohet se aktori Alfred Trebicka në momentin e uljes së dritave është përplasur në murin skenik dhe ka mbetur i gjakosur në kokë. Lajmi është bërë i ditur në faqen e opinionistit Olti Curri në facebook.

Fatmirësisht, ai ndodhet mirë me shëndet.

“Në datë 3 dhe 4 shkurt, MEDEA do të ketë premierën në skenën e Teatrit kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, me aktorët: Luiza Xhuvani, Alfred Trebicka, Viktor Zhusti, Roza Anagnosti, etj. Por sot, në para-premierën për të ftuar e gazetarë, një incident ka ndodhur me aktorin e mirënjohur Alfred Trebicka. Teksa dritat u ulën, ai goditi ballin në murin skenik. Megjithatë, aktori Trebicka është mirë me shëndet e ndonëse i gjakosur nga ky incident, doli përpara publikut dhe rrëmbeu duartrokitjet e rastit”, shkruhet në Facebook.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat