Aktori i humorit: Nuk kam pasur asnjëherë ftesë për të luajtur në teatër - Bota Sot
Aktori i humorit: Nuk kam pasur asnjëherë ftesë për të luajtur në teatër

Teatri

E hënë, 25 qershor 2018

Aktori i humorit: Nuk kam pasur asnjëherë ftesë për të luajtur në teatër

Më: 6 prill 2018 Në ora: 10:13
Florjan Binaj

Florjan Binaj është një nga aktorët më të dashur të humorit. 

Ai është i njohur për për shumë role në 'Portokalli'.

Por asnjëherë nuk e kemi parë të luajë një shfaqje teatrale.

I ftuar në emisionin Ditë e Re, Binaj tha se nuk kishte marrë asnjëherë ftesë për të luajtur në teatër, por që do ti pëlqente ta provonte këtë eksperiencë.

"Unë shkoj shumë shpesh në teatër po nuk kam pasur asnjëherë ftesë për të luajtur në një pjesë në teatër. I kam të gjithë miq, shokë të gjithë ata që luajnë. Por deri tani nuk kam pasur ftesë.

Është diçka e re që unë do doja ta provoja. Të gjithë ata që luajnë në teatër thonë se është një lloj emocioni që nuk e merr në publik.

Në Portokalli ti merr famën se të shohin nëpërmjet televizionit kurse aty merr një emocioni më 'bruto' le të themi. Por që për momentin akoma."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test