Shfaqje tek “Arturbina”/ “Terror”, rikthen në skenë aktorët e njohur Viktor Zhusti, Eva Alikaj e Yllka Mujo

Teatri

Shfaqje tek “Arturbina”/ “Terror”, rikthen në skenë aktorët e njohur Viktor Zhusti, Eva Alikaj e Yllka Mujo

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 07:52
Foto ilustruese

Tek ”Arturbina” aktivitetet dhe shfaqjet nuk kanë të ndalur. Pas Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrove, aktorë të njohur të skenës dhe ekranit do të jenë protagonistë në të parën premiere që titullohet “Terror”.

Vepra vjen në skenë me regji të Gëzim Kames. Ndërsa do të ketë një rikthim në skenë të aktorëve më të dashur për publikun si Viktor Zhusti, Lulzim Zeqja, Eva Alikaj, Yllka Mujo, Astrit Hasani.

Ngjarja ndodh në gjykatë, aty ku po zhvillohet një seancë gjygjësore mbi atentatin terrorist më të rëndë të vitit. Fati i një piloti i cili rrezikon të dënohet më burgim të përjetshëm, pasi zgjodhi të vrasë 164 pasagjerë në vend të 70,000 sportdashësve në një stadium, do të varet nga vendimi i gjykatës, por dhe i njerëzve të thjeshtë të cilët do të vlerësojnë nëse piloti është vrasës, apo hero.

Shfaqja “Terror” do të ngjite ne skenën e shfaqjeve të “Arturbinës” në datat 5-6-7 tetor, ora 20:00.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat