Teatri ‘Dodona’ sjell shfaqjen për fëmijë ‘Princi i vogël’

Teatri

Teatri ‘Dodona’ sjell shfaqjen për fëmijë ‘Princi i vogël’

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 08:07
“Princi i vogël”

Shfaqja me kukulla “Princi i vogël” do të jepet sot në dy termine, në 12:00 dhe në ora 13:00, në  Teatrin  ‘Dodona’ në Prishtinë.

Shfaqja bazohet në veprën më të njohur të autorit francez, Antoine de Saint-Exupéry.

Princi jeton në një planet të vogël, por dëshira e Princit për të ditur se çfarë ka në yjet që e mbushin qiellin, e shtyen atë që të marrë një rrugë e mbi të gjitha ai kërkon një shok për ta mundur vetminë e cila e mundon.

Kudo që shkon Princi, takon banorë të çuditshëm të cilët e thellojnë edhe më tej bindjen e tij se të rriturit vështirë kuptohen dhe se me të vërtetë janë të çuditshëm.

Dramatizimi dhe regjia është bërë nga Valdet Rama.

Luajnë: Roza Berisha-Fejzullahu, Avni Hoti, Valdet Rama.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat