Raport: Apple mund të prezantojë aplikacionin iMessage për Android

Teknologji

Raport: Apple mund të prezantojë aplikacionin iMessage për Android

Më: 11 qershor 2016 Në ora: 17:31
Iphone

Një raport i MacDailyNews sugjeron se Apple është pranë prezantimit të aplikacionit iMessage në Android. Uebfaqja u referohet disa burimeve të afërta me kompaninë dhe kjo pritet të ndodhë gjatë konferencën së zhvilluesve WWDC.

Kjo ngjarje mund të rezulojnë po aq shokuese sa edhe tre aplikacionet zyrtare të kompanisë në Play Store: Apple Music, Beats Pill dhe Move to iOS. Priten të reja të shumta gjatë konferencëns WWDC dhe ky i fundit është një arsye tjetër për të qenë më të vëmendshëm ndaj këtij evenimenti madhor të kompanisë.

Një prej arsyeve kryesore që do të shtynte Apple të ndërmerrte një hap të tillë është popullariteti në rritje i platformave të mesazhimit dhe përfitimeve të mëdha financiare nga monetizimi i tyre. Një formë e të bërit para përmes iMessage mund të jenë transfertat financiare me Appe Pay përveç formave tradicionale të reklamimit. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat