Hapat se si të siguroheni që mesazhet tuaja në “Messenger” mos t’i lexojnë të tjerët

Teknologji

Hapat se si të siguroheni që mesazhet tuaja në “Messenger” mos t’i lexojnë të tjerët

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 17:24
Ilustrim

Duke u nisur nga fakti që njerëzit kanë filluar të shpërndajnë në “Facebook” statuse që pretendojnë se të dhënat dhe të gjitha mesazhet do të bëhen publike, kompania “Facebook” po u jep përdoruesve një mundësi që mesazhet e tyre të mbeten tërësisht private. Pra të mos jenë të arritshëm as nga vetë punonjësit e “Facebook”

Siç dihet, kompania ka bërë pak muaj më parë të njëjtën gjë me platformën e komunikimit “WhatsApp”.

Këtë mënyrë të re kompania e ka quajtur “Biseda Sekrete” dhe jo vetëm ruan privatësinë, por ju jep dhe mundësinë për t’i venë mesazhet në atë që quhet “vetë-shkatërrim”, pra që ato të fshihen pas një kohe të vendosur nga ju.

Ja si funksionon kjo metodë:

Kushti i parë është që të keni versionin e fundit të aplikacionit në telefonit tuaj.

Së dyti, duhet të zgjidhni se në çfarë pajisjeje doni ta aktivizoni, sepse mund të funksionojë vetëm në një të tillë.

Dhe së treti: zgjidhi një shok nga lista juaj, pasi të jetë hapur dritarja e çatit, shtypni “I”-në që është brendashkruar një rrethi, në cep të dritares dhe zgjidhni opsionin” Secret Conversation”

Pasi i kryet këto hapa, ikona e aplikacionit tek personat që keni zgjedhur opsionin e bisedës sekrete, do të kthehet në ngjyrë të zezë, pra jo si ne rastin normal dhe mesazhet që çoni do jenë tërësisht private.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat