Skype heq mbështetjen për versionet e vjetra të Android, iOS dhe Windows Phone

Teknologji

Skype heq mbështetjen për versionet e vjetra të Android, iOS dhe Windows Phone

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 15:55
ilustrim

Edhe pse Skype po përjeton tranzicionin nga një shërbim P2P në cloud, Microsoft ka gjetur momentin për të njoftuar disa ndryshime për aplikacionet e platformës së komunikimit.

Ndërsa kompania do të vijojë të mbështesë Skype në iOS 8, Android 4.0.3 dhe Windows 10 Mobile, çdo version më i vjetër i platformave të përmendura nuk do të kenë qasje në versionet më të fundit të Skype.

Brenda pak kohe disa aplikacione të Skype do të bëhen terësisht të padobishme teksa ky i fundit vijon të evulojë. Në një postim në blog shefi i Skype Gurdeep Pall pranoi problemet e Skype vitet e fundit.

Disa prej tyre janë mos sinkronizimi i mesazheve në paisje të ndryshme apo vonesave e njoftimeve për të cilat Microsoft fajëson tranzicionin nga P2P në serverat cloud. Ky tranzicion akoma nuk ka përfunduar por Microsoft shpreson që të finalizohet brenda tre mujorit të ardhshëm. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat