4 lojrat që padyshim duhet ti luani të paktën një herë

Teknologji

4 lojrat që padyshim duhet ti luani të paktën një herë

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 12:41
Ilustrim

Pjesa më e madhe e njerzëve që posedojnë një smartfon, padyshim që në të gjenden dhe lojra.

Lojra të cilat harxhojnë një pjesë të konsiderueshme të kohës në një ditë.

Ju paraqesim 4 lojrat më popullore, të cilat ja vlen ti luani.

Shadow Fight 2
Luhet: Offline

Image
Shadow Fight 2

Shadow Fight 2 është një lojë fantazi me luftim, kontrolle intuitive dhe shumë armë. Eshtë relativisht e ngadaltë për një lojë luftimi, që do të thotë se shpesh goditjet kanë të bëjnë më shumë me vendimet strategjike, se sa me reagimet e shpejtë: përpjekja për të ruajtur nervat dhe mbrojtur nga një seri sulmesh me shëndetin që sa vjen e bie të bën vërtetë nervoz. 

Roll the ball
Lloji: Puzzle 

Image
Roll the ball

Roll the ball është një lojë tip puzzle me prekje që kërkon të përdorësh fizikën dhe aftësitë inxhinierike për të fituar. Duhet që të paktën të bëni një farë planifikimi, gjë e cila kërkon jo pak strategji. Eshtë një lojë që stërvit trurin dhe që ju mban të fokusuar si dhe ju ndihmon në aftësitë planifikuese. Kështu që nëse kërkoni sfidë, kjo është për ju.

Cut the Rope 2

Image
Cut the Rope 2

Loja e preferuar e qindra-mijëra përdoruesve të Androidit, Cut the Rope 2 mbetet ende shumë e pëlqyer. Ideja është të ushqesh me karamele një qenie të vogël të gjelbër. Si mund ta bësh? Duke prerë litarin, sigurisht. Loja ka grafika fantastike si dhe gjëza të zgjuara. Megjithatë mos e merrni me lehtësi: loja bëhet e vështirë me shtimin e niveleve. Por për shkak se suksesi është gjithmonë shumë pak lëvizje larg, kjo lojë nuk të mërzit asnjëherë.

Stack

Image
Stack

Stack është një lojë ndërtimi me blloqe e cila kërkon gjetjen e kohës së duhur dhe nerva celiku. Eshtë e mbushur me aksion, por ka edhe një thjeshtësi “freskuese” të pabesueshme. Kjo sepse blloqet dhe ngjyrat e sfondit ndryshojnë gjatë lojës dhe nga një raund tek tjetri. Kur luan Stack, gjetja e kohës është shumë e rëndësishme. Duhet të ndërtosh një kullë me blloqe që rrëshkasin nga e majta dhe e djathta e ekranit. Nëse je qoftë edhe pakëz jashtë vendi, do të humbasësh pjesë të bllokut. Dhe teksa humbet gjithnjë e më shumë, bëhet shumë e vështirë të gjesh kohën dhe shumë shpejt e humbet fare dhe loja mbaron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat