Përgatitet aplikacioni telefonik që paralajmëron sulmet terroriste

Teknologji

Përgatitet aplikacioni telefonik që paralajmëron sulmet terroriste

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 23:59
Ilustrim

Zvicra po planifikon krijimin e një aplikacioni për telefonat celularë për informimin e popullatës në lidhje me terrorizmin dhe katastrofat natyrore.

Bëhet e ditur se aplikacioni do të lansohet për përdorim gjatë vitit të ardhshëm. Sipas mediave vendase, 

Ministria zvicerane e Mbrojtjes po përgatitet për futjen në përdorim të një aplikacioni të ngjashëm me atë që po përdoret në Francë dhe në disa qytete në Gjermani. 

Kur ndodhin sulme terroriste aplikacioni informon qytetarët se nga cilat rrugë apo sheshe duhet qëndruar larg dhe në cilat linja të transportit publik ka pengesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat