Apple me gjeneratën e dytë të orës Watch!

Teknologji

Apple me gjeneratën e dytë të orës Watch!

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 07:39
Watch

Sipas një raporti të publikuar së fundmi thuhet se ora e mençur nga Apple, Apple Watch 2 do të lansohet gjatë vjeshtës së sivjetme.

Apple Watch 2 do të dal në shitje në vjeshtë dhe mund të prezantohet në ngjarjen e lansimit të iPhone 7 në shtator.

Ora e ardhshme nga Apple pritet të vie me dizajn të ngjashëm të paraardhësit të saj dhe me harduer të ri në brendësinë e pajisjes.

Detajet tjera të pajisjes ende nuk janë bërë të ditura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat