Apple vjen me një risi në Instagram

Teknologji

Apple vjen me një risi në Instagram

Më: 2 gusht 2016 Në ora: 11:41
Ilustrim

Apple ka lançuar një llogari të re në Instagram fundjavën e kaluar, njëherësh kur doli edhe shkrimi më i shumëpritur i këtij viti: Harry Potter dhe fëmija i mallkuar, i shkrimtares J.K. Rowling dhe John Tiffany.

Llogaria e re @iBooks përmban më së shumti citate nga librat dhe autorët e njohur. – një lajm i mrekullueshëm për ata që janë te fiksuar pas librave dhe shprehjeve të personazheve.

iBook do të paraqesë njoftimet mbi librat e sapodalë edhe ato që priten të botohen së shpejti bashkangjitur me një përmbledhje të librit dhe përshtypjet e njerëzve që e kanë lexuar atë. Çdo libër do të reklamohet në një seri prej tre fotosh në postimet e Instagram.

Mund të themi se Apple ka zgjedhur pikërisht momentin e duhur për lexuesit, kur të gjithë tani po flasin për Harry Potter-in e ri të Rowling. Në llogarinë e re mund të gjeni edhe disa linqe të faqes Cursed Child ku janë postuar video urimesh për ditëlindjen e shkrimtares J.K. Rowling.

Lexojini shprehjet tuaja aspiruese këtu: instagram.com/ibooks/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat