Google me një aplikacion argëtues për Lojrat Olimpike

Teknologji

Google me një aplikacion argëtues për Lojrat Olimpike

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 16:22
Ilustrim

Lojërat Olimpike 2016 fillojnë sot në Rio de Janeiro dhe Google ka gjetur një mënyrë shumë argëtuese për ta festuar këtë duke nxjerrë një aplikacion të ri.

Quhet Google Doodle dhe ofron një seri lojërash të vogla ku disa personazhe në formë frutash shfaqen të luajnë lojëra të ndryshme.

Çdo frut personifikon një sport të caktuar: mund të vraponi si luleshtrydhe, notoni si një limon, luani tenis si një ananas dhe shumë më tepër në atë që Google e quan 2016 Doodle Fruit Games.

Aplikacioni do të shfaqë një lojë të re çdo ditë, dhe lojën e parë mund të filloni ta luani që sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat