Google ju ndihmon me paswordin

Teknologji

Google ju ndihmon me paswordin

Më: 6 gusht 2016 Në ora: 10:06
Ilustrim

Google po përpiqet të gjejë një mënyrë që t’ju shpëtojë nga barra e të mbajturit mend e paswordit.

Dashlane po bën një marrëveshje me Google në një projekt që do ti lejojë përdoruesit e Android të hynë kollaj dhe të sigurtë në llogaritë e tyre. Projekti quhet Open Yolo – you only log in once. Në projekt pritet të përfshihen edhe kompani të tjera të menaxhimit të paswordit që e formojnë atë automatikisht dhe e ruajnë, kështu që juve nuk keni pse ta mbani mend atë, dhe as të shqetësoheni për sigurinë tuaj.

Paswordët gjithmonë kanë qënë një bezdisje e domosdoshme për sigurinë e llogarive të faqeve të internetit apo aplikacioneve të ndryshme. Ekzistojnë edhe metoda të tjera sigurie si ajo e kamerës së irisit apo me anë të gjurmëve të gishtërinjve, por ato akoma janë në fazat e tyre fillesatare dhe nuk janë përhapur gjerësisht.

Sistemet password manager janë një mënyrë e mirë për t’ia dalë me paswordet dhe ka mjaft të tillë që ofrojnë këtë shërbim si : Dashlane, Roboform, LastPass dhe 1Password. Mjafton të zgjidhni një nga këto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat