Tashmë në Google mund të porosisni apo të rezervoni darkën

Teknologji

Tashmë në Google mund të porosisni apo të rezervoni darkën

Më: 10 gusht 2016 Në ora: 17:02
Ilustrim

Gjigandi i teknologjisë Google India ka prezantuar veçorinë e re në aplikacionin e tij të kërkimit nga i cili mund të porosisni drekën, darkën apo të rezervoni një tavolinë në restorantin tuaj të preferuar.

“Që nga dita e sotme, kur njerëzit të kërkojnë në telefonat e tyre për restorantet më të afërt do të ofrohet edhe një opsion për rezervim në rezultatet e kërkimit” publikoi Google në një blogpost të Martën.

Duke përdorur Google Search dhe Google app i ofruar në platformat Android dhe iOS, përdoruesit tani mund edhe të porosisin ushqimin e tyre online i cili do ti ofrohet nga dy shërbimet Zomato dhe Swiggy që janë partnerët e parë të Google në këtë risi.

Kompania e ofron këtë së bashku me një seksion ku njerëzit shkruajnë apo hedhin fotot e tyre online.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat