4 robotë që do të na zëvëndësojnë në të ardhmen në punët e shtëpisë

Teknologji

4 robotë që do të na zëvëndësojnë në të ardhmen në punët e shtëpisë

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 15:34
Ilustrim

Me rritjen e teknologjisë robotike jeta e njerëzve është bërë më e lehtë dhe shumë punë të vështira tani janë zëvendësuar me disa komanda te thjeshta kompjuterike.

Cilët do te jenë hapat e rradhës së kësaj teknologjie? Tani do të jenë robotët ata që do të bëjnë çdo punë rutinë të shtëpisë dhe këto janë disa nga prototipët që së shpejti do të na zëvëndësojnë:

Image

1. Robot fshesë (iRobot Roomba 980) — Ky robot bën të njëjtën punë siç bën fshesa me korent, vetëm se në këtë rast ajo realizohet në mëyrë automatike dhe ju nuk do të keni nevojë të orientoni fshesën në sipërfaqen e dyshemesë. Roboti është mjaft i zgjuar sa të dijë të orientohet, të mos përplaset me mobiljet dhe të sigurohet së ka fshirë çdo cep të shtëpisë.

Image

2. Roboti prerëse bari (RobomowRS630) — Roboti ka të instaluar sensorë ndjesorë që e lajmërojnë për pengesat dhe njëlloj si roboti që përshkruam më lart di të orientohet mjaft mirë në hapësirën e gjelbër të kopshtit duke prerë në mënyrë standarte barin sipas disa opsioneve që i vendosni ju vetë.

Image

3. Sistemi i përkujdesjes për rrobat (Swash)— Me këtë pajisje mund t’i lani, t’i thani dhe t’i hekurosni rrobat në më pak se 15 minuta dhe madje mund të vendosni edhe materiale delikate si kashmiri apo dantellat.

Image

4. Boston Dynamics Spot Mini — Ky robot mund të bëjë llojë të ndryshme punësh si : të lajë pjatat dhe ti vendosë në vendin e duhur, të fshijë, të pastrojë dhe të sistemojë gjërat. Ai mund të ngjisë dhe zbresë madje edhe shkallët dhe të orientohet në shtëpi si një qënie inteligjente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat