Portofolë me chip-gjurmues për ata që e harrojnë shpesh

Teknologji

Portofolë me chip-gjurmues për ata që e harrojnë shpesh

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 15:38
Portofol

Ky portofol lëkure nuk është thjesht i bukur. – Ai funksionon si gjurmues dhe ka lidhje Bluetooth gjithashtu.

Multifunksionale është emri i pajisjeve që përdorim sot, prandaj nuk mund të jetë i mjaftueshëm fakti që portofolat dhe çantat tashmë të kenë vetëm një funksion, pasi ato do të shërbejnë edhe si gjurmues. Një kompani teknologjie Pakistaneze (që do të jetë e para ta lançojë këtë produkt në Kickstarter) ka ndërtuar një pajisje që do kënaqë si ato të pasionuarit pas teknologjisë ashtu edhe ata pas modës.

Koleksioni i ri i Rock Dove, do të përmbajë portofola, çanta, dhe aksesorë të ngjashëm, të gjithë këto prej lëkure dhe të pajisur me një çip smart për Bluetooth që do të mund të lokalizojë në çdo moment vendodhjen e tyre.

“Unë gjithmonë e harroja portofolin tim dhe çelësat diku dhe çdoherë që ndodhte kjo i gjeja duke i çuar zile celularit” thotë ndërtuesi dhe dizenjuesi i pajisjeve RockDove. “Prandaj ne menduam që të bënim një linjë produktesh që mund të gjurmoheshin dhe njëkohësisht të ishin moderne, që njerëzit rrallës tjetër kur t’i humbnin ta kishin të lehtë për ti gjetur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat