Si ta masni shpejtësinë e 4G-së tuaj me një klikim?

Teknologji

Si ta masni shpejtësinë e 4G-së tuaj me një klikim?

Më: 16 gusht 2016 Në ora: 20:12
Ilustrim

Pas lansimit të uebfaqes së saj e cila e mat shpejtësinë e internetit tuaj në shtëpi apo zyrë, Netflix tani ka lansuar edhe aplikacionin e saj në iOS dhe Android.

Është fjala për Fast.com, shërbimin më të ri për testimin dhe matjen e shpejtësisë së shkarkimit që bëhet në internetin tuaj mobil apo atë në shtëpi.

Aplikacioni duket identik sikurse shërbimi i Fast.com në kompjuterët desktop. Tani ju mund ta masni shpejtësinë e internetit të pakos suaj 4G apo 3G me një klikim të vetëm. Shërbimi mund të përdoret edhe tek ne, në kartelat 4G nga IPKO ose Vala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat