Psikologët: “Pokemon Go”, njësoj si droga

Teknologji

Psikologët: “Pokemon Go”, njësoj si droga

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 00:19
“Pokemon Go”

Efektet që ka loja “Pokemon Go” te njeriu janë të njëjta me ato të një halucinogjeni. “Rreziku i kësaj loje është braktisja e realitetit për të jetuar në një alternativë paralele. Efektin e tij mund ta krahasojmë me një halucinacion”, thotë Margherita Spagnuolo Lobb, psikoterapeute, e cila drejton Institutin “Gestalt HCC” në Itali.

Deklarata e saj mbështet alarmin e lëshuar pas ditë më parë nga peshkopi Antonio Staglianò, i cili e ka quajtur lojën “djallëzore dhe alarmante, një sistem totalitar si fashizmi” dhe është shprehur i gatshëm për të nisur një betejë ligjore.

Psikologia thotë përhapja e këtij aplikacioni ngjan me atë të drogës LSD në vitet ’70.
“Kjo lojë, ndryshe nga LSD-ja, nuk është e dëmshme në këndvështrimin biologjik. Përdoruesve të lojës nuk u janë dëmtuar aftësitë fizike, por nuk kanë më kapacitetin për të ndajnë lojën nga realiteti”, thotë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat