Facebook me aplikacion për adoleshentë

Teknologji

Facebook me aplikacion për adoleshentë

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 22:23
ilustrim

Rrjeti social Facebook ka lansuar një aplikacion të ri, përmes të cilit u ka ardhur në ndihmë adoleshentëve të cilëve u pëlqen të bëjnë video.

Aplikacioni i quajtur “Lifestage”, u lansua pa bërë shumë bujë, dhe është në dispozicion të të gjithë atyre që duan ta shkarkojnë përmes IPhone, edhe pse duke parë profilet e përdoruesve të tjerë, rezultojnë të moshave 21 vjeçare apo më të rinj, transmeton KosovaPress.

Ky aplikacion u mundëson përdoruese të bëjnë video klipe prej më të ndryshmeve.

Video-klipet do të përdoren në profilet e tyre, të cilat mund të shihen nga anëtarët e tjerë të “Lifestage”.

“Lifestage” e bën më të lehtë dhe më argëtuese shpërndarjen e profileve vizuele, me anë të të cilave nxënësit mund të kuptojnë se kush është pjesë e rrjetit shkollor. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat