Mozilla po kërkon ide për logon e saj të re

Teknologji

Mozilla po kërkon ide për logon e saj të re

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 22:16
Ilustrim

Mozilla, pioneri i webit, po kërkon vërtet një ridizajn nga publiku i gjerë i përdoruesve për logon e saj. Kompania ka publikuar një listë të shkurtër të disa nga propozimeve për logon, ku disa nga figurat janë abstrakte dhe përmbajnë emrin Mozilla në forma dhe ngjyra të ndryshme. Në faqen e saj, Mozilla kërkon sugjerime dhe ide nga të gjithë përdoruesit mbi vendosjen e asaj që do të jetë logoja përfundimtare.

Image

Secili nga tiparet e logos së re është menduar me kujdes në mënyrë të tillë që të përmbajë një mesazh të simbolizuar. Janë publikuar edhe disa foto se si do të duket logoja e re e stampuar në bluza apo aksesorë të tjerë. Për të pasur një ide mbi çfarë po ndodh hidhni një sy tek faqja e Mozilla https://blog.mozilla.org/opendesign/now-for-the-fun-part/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat