Shkencëtarët ndërtojnë nanotela me diametër 60,000 herë më të vogël se floku i njeriut

Teknologji

Shkencëtarët ndërtojnë nanotela me diametër 60,000 herë më të vogël se floku i njeriut

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 16:55
Tela elektrikë

Disa mikrobiologë në Universitetin e Massachusetts Amhest kanë gjetur një mënyrë të ndërtojnë tela elektrikë të cilët janë mijëra herë më të hollë se një qime e flokëve të njeriut dhe madje miqësorë për mjedisin. (Ato kanë një diametër 1.5 nanometër rreth 60,000 herë më e vogël se ajo e flokëve të njerëzve).

Sekreti?

“Nanotubat mikrobiologjikë” ose filamentët proteinikë prodhohen nga modifikimet gjenetike në disa lloje bakteresh. Shkencëtarët manipulojnë bakteret duke kompozuar kështu telat në rende shumë të vogla nano nga aminoacidet natyrorë.

Dr. Derek R.Lovley, kryetari i skuadrës, tha se telat mund të prodhohen lehtësisht dhe në masë pasi materiali përbërës i tyre është mjaft i lirë.

Mendohet që këto tela të gjejnë përdorim të gjerë në fushën e mjekësisë pasi janë biologjikë dhe nuk do të ndikojnë tek ndjesorët sensitivë të pH që përdoren për të matur pulsin e zemrës apo funksionin e veshkave.

Sigurisht që një përdorim tjetër shumë i rëndësishëm i tyre do të jetë në fushën e telekomunikacionit dhe informatikës, ku përmasat shumë të vogla të telave do të mundësojnë rritjen e kapacitetit të memories për telefonat dhe kompjuterët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat