“YouTube” vjen me një "fytyrë" të re

Teknologji

“YouTube” vjen me një "fytyrë" të re

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 07:06
YouTube

“YouTube” do të dalë së shpejti me një “fytyrë” të re. Një aplikacion i posaçëm do të bëjë më të lehtë për përdoruesit e këtij programi për të parë videot me format të gjerë.

Përditësimi do t’i ndihmojë përdoruesit t’i gjejnë me lehtë dhe më shpejt përmbajtjet që kërkojnë. Lista e re e kategorive përfshin: sport, lajme, lojëra, udhëtime dhe të tjera që kanë qenë më parë.

Përditësimi është ofruar sot vetëm në SHBA dhe pritet të mbërrijë edhe në kontinentet e tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat