Edhe Apple do të marrë pak nga Snapchat

Teknologji

Edhe Apple do të marrë pak nga Snapchat

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 09:31
Ilustrim

Apple po bën plane të futet edhe ajo në lutën e mediave sociale. Sipas një raporti nga Bloomberg, kompania do të ndërtojë një aplikacion, ku përdoruesit mund të ngarkojnë dhe shpërndajnë video në një rrjet të përbashkët ashtu si në Snapchat. Thuhet se cilësia është në fazën e testimit të saj në iPhone dhe iPad.

Të gjithë tani janë fiksuar pas Snapchat dhe po përpiqen të kopjojnë diçka nga ai. Facebook prezantoi para pak kohësh cilësinë  ‘Stories’ që ju lejon të postoni video që fshihen pas 24 orësh. Aplikacioni Allo i Google është po ashtu një version i ngjashëm i tij.

Programi po dizenjohet që të videot të mund të modifikohen dhe të ngarkohen në faqe në më pak se një minutë, thuhet nga një raport i Apple. Ai do të ketë disa mjete të thjeshta për montimin e videove ashtu në Instagram dhe Snapchat.

Në Prill, Snapchat tha se numëronte më shumë se 10 miliardë shikime te videove në ditë, nga 8 milionë që kishte në Shkurt. Prandaj Apple ashtu si edhe disa nga rrjetet e tjera sociale, po përpiqet të marrë pjesë gjithashtu në festën e Snapchat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat