Instagram vjen me një risi, ja për çfarë bëhet fjalë

Teknologji

Instagram vjen me një risi, ja për çfarë bëhet fjalë

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 00:45
Instagram

Instagram, tashmë vjen me një risi. Rrjeti social më i madh i shpërndarjes së fotove do ju sugjerojë se cilin/cilën duhet të ndiqni, bazuar në postimet e tyre.

Ky është një opsion që disa përdorues të Snapchat e përdorin në një tjetër mënyrë, gjithashtu.

Nën tabelën Explore, përdoruesit tani do të shikojnë Postime nga llogari që Instagram mendon se ata duhet t’i ndjekin. Ashtu sikurse faqja kryesore e aplikacionit, Postimet do të shfaqen në një rresht në të gjithë pjesën e sipërme të Explore.

Instagram thotë gjithashtu se mbi 100 milion përdorues tani do të përfitojnë nga opsioni i ri, shifër kjo që është rreth një e treta e përdoruesve të saj të përditshëm aktivë.

Drejtori i Menaxhimit të Produktit Blake Barnes tregon se “disa kërkojnë atë si arsyen kryesore pse ata përdorin Instagram. Disa njerëz e shohin atë si një ëmbëlsirë “, duke shtuar se “ ajo ka shenjat e hershme të të qenurit një produkt që njerëzit e duan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat