Apple riparon avarinë me përditësimin

Teknologji

Apple riparon avarinë me përditësimin

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 11:41
Ilustrim

Apple thotë se ka riparuar një avari që u shfaqej klientëve të saj gjatë përditësimit të pajisjeve iPhone dhe iPad në versionin iOS 10.

Në orët e para të hedhjes në treg të sistemit më të fundit të operimit të gjigantit mediatik amerikan, u raportuan me dhjetra raste të “ngrirjes” së pajisjes, që rikthehej në funksion vetëm pasi lidhej me iTunes përmes një kompjuteri.

Problematika u diskutua gjerësisht nëpër forumet teknologjike dhe rrjetet sociale, por Apple këmbëngul se rastet në fjalë ishin të kufizuara në disa dhjetra.

“Patëm një problem të vogël që shfaqej gjatë procesit të përditësimit të sistemit të operimit. Problematika ka prekur një numër të vogël përdoruesish”, deklaroi një zëdhënës i Apple.

Në deklaratë u kërkohet ndjesë të gjithë klientëve për shqetësimin e krijuar dhe udhëzimet përkatëse për zgjidhjen e problematikës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat