Nuk po ju pëlqen iOS 10? Ja si të ktheheni në iOS 9

Teknologji

Nuk po ju pëlqen iOS 10? Ja si të ktheheni në iOS 9

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 16:21
iPhone

Përdoruesit e iPhone e kanë mirëpritur sistemin e ri operativ të Apple, i cili sipas kompanisë është më i miri ndonjëherë.

Megjithatë, në mesin e emojive të rinj, problemeve teknike dhe heqjes së ‘slide to unlock’, shumë përdorues do të dëshironin që të mos ta kishin instaluar iOS 10 dhe të kishin qëndruar në iOS 9.

Për fat të mirë, ekziston një trik i cili i lejon përdoruesit e zhgënjyer që ta kthejnë sistemin e vjetër operativ.

Triku vjen nga David Price me Macworld, i cili i kishte rënë pishman që e kishte instaluar edhe versionin beta të ios 10.

Sipas tij, për t’u kthyer në iOS 9 duhet t’ia bëni kështu:

1. Bëjani ‘Backup’ pajisjes në iCloud ose iTunes.

2. Merreni një dosje të quajtur “.ipsw” nga versioni i kaluar i iOS: Kjo dosje përmban gjithë atë për çfarë keni nevojë për instalim dhe mund të gjendet duke shkuar në “youruserfolder/Library/iTunes/ dhe në dosjen iPhone Software Updates ose iPad Software Updates.

3. Hapeni dosjen “.ipsw2: Lidheni pajisjen me kompjuter, mbajeni Alt/Option me Mac, ose Shift për PC, dhe klikojeni butonin Restore.

4. Nëse ka nevojë, shkoni në Recovery Mode: Fikeni pajisjen, sinkronizojeni në kompjuter dhe mbajeni shtypur butonin Home derisa ‘Conncet to iTunes’ shfaqet në ekran.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat