Google i shpall luftë internetit të ngadaltë me versionin e ri beta të shfletuesit Chrome

Teknologji

Google i shpall luftë internetit të ngadaltë me versionin e ri beta të shfletuesit Chrome

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 00:52
ilustrim

Google po sjell përmirësime madhore në shfletuesin Chrome për Android duke e bërë shfletimin dhe shkarkimet më të shpejta në një internet të ngadaltë.

Gjatë një evenimenti të mbajtur në Indi, kompania tha se veçoria e kursimit të të dhënave mobile në Chrome për Android do të funksionojë edhe me video.

Sipas kompanisë një përdorues mund të kursejë deri në 67% sasi të dhënash gjatë shikimit të një videoje në format MP4.

Për më tepër Chrome për Android do të optimizojë faqet HTTP në një rrjet të ngadaltë. Faqet do të hapen dyherë më shpejtë dhe janë deri në 90% më të lehta.

Google ka punuar edhe në aftësitë shkarkuese të shfletuesit. Chrome në Android do të mund të shkarkojë përmbajtje si uebfaqe, foto dhe muzikë për ti konsumuar më vonë.

Përmbajtjet e shkarkuara do të ruhen në Chrome. Së fundi kompania po ndryshon mënyrën sesi shfletuesi shkarkon përmbajtjet. Chrome do të ndërpresë shkarkimin në një zonë me mbulim të dobët të valëve celulare dhe ta startojë sapo rrjeti celular të përmirësohet.

Të gjitha këto që thamë më lartë vlejnë që nga dita e sotme në versionin beta të Chrome në Android. Versioni stabil do ti marrë këto veçori vetëm nga fundi i vitit. Google Chrome një kursim të dhënash prej 330 Terabajt në muaj falë këtyre risive. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat