Funksioni interesant i butonit “ndjehem me fat” të Google?

Teknologji

Funksioni interesant i butonit “ndjehem me fat” të Google?

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 16:13
Ilustrim

Të martën, motori i kërkimit në Internet Google mbushi 18 vjet dhe pavarësisht se merr qindra milionë klikime në ditë shumë njerëz nuk e dinë se ekziston një opsion “Ndjehem me fat”, ngjitur me butonin e kërkimit në faqen kryesore.

Para vitit 2012 ky funksion, që shpesh kalon pa u vënë re, e çonte përdoruesin direkt tek rezultati i parë i kërkimit te tij dhe përjashtonte çdo publicitet që e shoqëron zakonisht. Siç thekson “The Independent”, ky buton i kushtonte kompanisë amerikane dhjetëra milionë dollarë në vit, pasi duke qenë se nuk përmbante reklama, e pengonte të gjeneronte të ardhura të konsiderueshme.

Me futjen e Google Instant, një opsion që tregon rezultatet e kërkimit ndërsa shkruan, funksioni i këtij butoni ndryshoi, dhe tani nëse klikoni mbi të, motori i kërkimit ju drejton në galerinë e “doodles”. Megjithatë, nëse opsioni Instant çaktivizohet, “ndjehem me fat”, do të funksionojë si në fillim.

Për Marissa Mayer, ish-punonjëse e Google dhe aktualisht drejtore ekzekutive e Yahoo, ruajtja e këtij opsioni tregon në një farë mënyre, angazhimin e gjigantit softuerik me klientët e tij qe është parësor në krahasim me përfitimet ekonomike dhe vlerësoi se “interesantja e “Ndjehem me fat” është se na kujton që këtu ka persona të vërtetë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat