Google AI tani është 94% i saktë në përshkrimin e fotove

Teknologji

Google AI tani është 94% i saktë në përshkrimin e fotove

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 17:37
Ilustrim

Në qoftë se përdorni Google Photos, ju e dini se tashmë bën një punë mbresëlënëse në identifikimin dhe grupimin fotografive të njerëzve individual dhe llojet e objekteve, duke krijuar albume në mënyrë që t’ju ndihmoj të gjeni atë fotografi të cilën ju po kërkoni.

Kjo është vetëm një pjesë e aftësive të analizës së imazhit që Google ka zhvilluar gjatë viteve të fundit. Në veçanti, ekipi i Google Brain ka zhvilluar një sistem kompjuterik që mund të gjenerojë automatikisht një titull tekstual për të përshkruar çdo imazh të caktuar që është paraqitur në të.

Zhvilluar fillimisht në vitin 2014, një version i hershëm i softuerit fitoi vendin e parë tek konferenca Microsoft COCO 2015. Sistemi i përditësuar thuhet se tani do të jetë më i shpejtë për të mësuar, si dhe të prodhoj përshkrime më të hollësishme dhe më të sakta të një imazhi. Eshtë raportuar të ketë një përmirësim nga një nivel fillestar 89.6% në një nivel 93.9%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat