Google planifikon të shesë 4 milionë telefona Pixel

Teknologji

Google planifikon të shesë 4 milionë telefona Pixel

Më: 6 tetor 2016 Në ora: 21:02
Ilustrim

Para pak ditësh, Google ka lansuar dy modelet e reja të telefonave të saj si pjesë të linjës së re të quajtur Pixel.

Google Pixel dhe Google Pixel XL do të debutojnë në disa tregje në javët e ardhshme.

Tani që Google ka vendosur më në fund për të rritur disponueshmërinë e telefonave të saj, ka një mundësi që të dy modelet e linjës Pixel të shiten më mirë sesa modelet e mëparshme të Nexus.

Sipas një raporti të ri nga Digitimes, kompania ka projektuar shitjen e 3-4 milionë njësive të Pixel deri në fund të këtij viti, i cili është një numër mjaft i rëndësishëm në qoftë se Google do ta arrijë.

Të pajisur me disa nga karakteristikat më të mira, dizajnin unik dhe shumë tipare të reja softuerike, modelet e reja dhe të shumë-pritura të telefonave të Google, përkatësisht modelet Pixel dhe Pixel XL padyshim se janë dy nga telefonat më të mirë që kemi parë këtë vit.

Të dy versionet e telefonave të rinj janë të pajisur me procesorët e Qualcomm Snapdragon 821 me nga 4GB RAM, faktorë që do t’i bëjë përdoruesit shumë të lumtur.

Kamerat e modeleve të reja të telefonave sjellin 12.3MP, mbështetje konsumatore prej 24/7, janë kompatibil me Daydream të Google, si dhe kanë të integruar edhe Google Assistant për të dhënë përvojë edhe më të mirë të softuerit.

Problemi i vetëm me këto modele është se janë paksa të shtrenjtë. Pixel dhe Pixel XL tashmë mund të para-porositen prej Google Store, dhe fillojnë prej 649 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat