Apple me reklama në App Store

Teknologji

Apple me reklama në App Store

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 11:04
Ilustrim

Apple tashmë do të ketë dhe reklama në App Store për përdoruesit në SHBA. Kur kërkoni për terma popullorë si “taxi”, “Calendar” apo “To do list” shfaqet dhe një baner reklame për aplikacionet që promovohen.

Kompania ka bërë të ditur më herët gjatë vitit këtë nismë, dhe një numër i vogël përdoruesish të iPhone dhe iPad që kanë sistemin operativ iOS 10 beta u shfaqet ky opsion. Ndërsa duke nisur nga kjo javë, këto reklama do të jenë për të gjithë përdoruesit e rregullt gjithashtu.

Shtimi  i këtyre reklamave me pagesë janë pjesë  e planit të Apple për të ndryshuar modelin e të ardhurave për aplikacionet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat