Samsung lançoi një model të ri të tabletit TabPro S në ngjyrë të artë me dyfishin e memorjes

Teknologji

Samsung lançoi një model të ri të tabletit TabPro S në ngjyrë të artë me dyfishin e memorjes

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 07:59
Samsung

Mbase Samsung po lufton në një betejë të ashpër për të ruajtur reputacionin por kjo nuk e ka ndaluar kompaninë të lançojë një version premium në ngjyrë të artë të Galaxy Tab Pro S.

Modeli i parë i këtij tableti debutoi në fillim të vitit për të gjithë ata konsumatorë që kërkojnë një tablet të parametrave të lartë me Windows 10. Tani me modelin në ngjyrë të artë, Samsung ka rritur potencialin dhe shtuar çmimin me 100 dollar.

Me 8GB RAM dhe disk solid 256GB, TabPro S gold ka dyfishin e kapacitetit të paraardhësit. Ndërsa çdo gjë tjetër ngelet e njëjtë.

Ndërsa modeli origjinal kushtonte 900 dollar, versioni i ri do tu kushtojë 1,000 dollar. Aktualisht prodhuesi i shquar Korean po përballet me vështirësi pas problemeve të shfaqura nga Galaxy Note 7.

Fati i markës Galaxy nuk dihet dhe ky tablet është produkti i parë pas Note 7-tës me këtë markë. Do të ishte interesante të shohim sesi do të performojë në treg pas një ankete e cila thoshte se 40% e konsumatorëve të Samsung nuk do të blinin më një produkt të kompanisë. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat