Gjermania i kërkon Tesla-s të heqë termin “autopilot”

Teknologji

Gjermania i kërkon Tesla-s të heqë termin “autopilot”

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 12:48
Ilustrim

Përveç shqetësimit për të bindur konsumatorët të përdorin automjetet me energji elektrike, Tesla tashmë ka një sfidë tjetër në Gjermani, termi “autopilot”.

Zyrtarë të Autoritetit Federal Gjerman të Transportit, (KBA), i kanë kërkuar Tesla-s të mos përdorë më termin “Autopilot” për makinat e saj me asistenëc në drejtim, pasi çon në keqkuptime.

“Mund t’ju konfirmoj se ekziston një letër që i është dërguar Tesla-s me kërkesën që të mos përdorë termin keqkuptues “Autopilot” për sistemin ndihmës në drejtimin e makinës”, ka thënë për Reuters një zyrtar i KBA.

“Për të parandaluar keqkuptimet dhe zhgënjimin e konsumatorëve që po e presin, ju kërkojmë që termin “Autopilot”, mos ta përdorni në reklamimin e sistemit”, thuhet në letrën e agjencisë gjermane.

Përveç të tjerave kjo agjenci gjermane merret edhe me kontrollin e sigurisë në rrugë dhe produktet për to. Tesla nuk ka ende një përgjigje zyrtare për letrën e Gjermanisë, por kjo nuk është hera e parë që termi “autopilot” i kompanisë merret në shqyrtim. Më herët këtë vit një person u vra, teksa mjeti i tij Tesla Model S ishte me Autopilot, ndërsa më vonë u kuptua se ai ishte me shpejtësi të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat