Çfarë po ndryshon në Messanger?

Teknologji

Çfarë po ndryshon në Messanger?

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 16:40
Ilustrim

Një ndër avantazhet të cilat na ofrojnë rrjetet sociale është sigurisht mundësia për të komunikuar me personat më të afërt për ne. Ka miq me të cilit komunikojmë më shpesh e ndajmë me ta të gjitha ndodhitë e ditës. Por sigurisht një pjesë e mirë e miqve në Facebook mund të jenë edhe persona me të cilët nuk flasim shume shpesh apo pjestarë të largët të familjes me të cilët flasim shumë rrallë.

Shpesh bisedat e zakonshme fillojnë me përshëndetje “Çkemi? Si je ? ” por që kjo gjë është disi i mërzitshme. Kështuqë Facebook ka ndërment diçka mjaftë interesante për këto raste.

Përpjekja e fundit e Facebook është futja e një “teme bisedë”  – një tipar që ofron sygjerime në lidhje me atë për të cilën do të flasim me shokët. Messanger pritet të vij me një risi të re duke na treguar më shumë për miqte tanë.Opsioni i ri i cili do të shfaqet do të njoftojë për aktivitetin e miqve duke përfshirë se çfarë muzike ata po dëgjojnë ,cilin vend do të vizitojnë apo pse jo edhe planet që ata kanë ndërment. Kështu çdokush do ta ketë më të lehtë për të hapur një teme bisede.

Image

 

Ne e kuptojmë se kjo është aktualisht vetëm një test të vogël që Facebook është duke zhvilluar dhe kjo është arsyeja pse shumë njerëz  nuk janë duke parë këtë seksion të ri në aplikacioni e tyre Messanger .

Siç mund ta shihni edhe në foton e mësipërme, Facebook është duke treguar muzikën që përdoruesit janë duke dëgjuar për të, ngjarjet që ata janë duke planifikuar për të marrë pjesë, dhe gjithashtu edhe vendet të cilët kanë vizituar. Këto ndoshta janë të reja që ju mund të keni parë në News Feed tuaj,por kjo është një mundësi e mirë për të mos humbur asgjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat