Nga data 31 Tetor Apple iPhone 4 do të jetë i papërdorshëm

Teknologji

Nga data 31 Tetor Apple iPhone 4 do të jetë i papërdorshëm

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 09:20
iPhone 4

Fanatikët e Apple të cilët akoma përdorin një iPhone 4 së shpejti telefonët e tyre mund të jenë të padobishëm. Një raport i fundit thotë se telefoni “antik” do të shtohet në listën e paisjeve zyrtare të dala nga përdorimi duke filluar nga data 31 Tetor.

Apple i referohet “e vjetëruar” një paisje e cila nuk është prodhuar më prej të paktën 5 vitesh. Në të njëjtën kohë kompania e quan të papërdorshëm një paisje e cila nuk shitet më që prej 7 vitesh.

Ndërsa Apple ka vijuar ofrimin e disa shërbimeve të limituara të riparimit për produkte të tilla kjo nuk vlen për paisje që kanë kaluar 7 vite nga ndalim i prodhimit. Ndërsa iPhone 4 u quajt një telefon i papërdorshëm në SHBA vitin e kaluar, data 31 Dhjetor vlen për të gjithë iPhone 4 e shitur në mbarë botën.

Telefoni debutoi në 2010-tën dhe u pasua nga iPhone 4S në 2011-tën. Në 2013-tën kompania ndaloi prodhimin e tij pasi kishte arritur të gjitha objektivat si produkt. Në listën e produkteve të papërdorshme do të jenë edhe MacBook Air i 2010-tës. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat