Sekretet që nuk i dini mbi teknologjinë

Teknologji

Sekretet që nuk i dini mbi teknologjinë

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 16:55
Ilustrim

Në kasën origjinale të Macintosh gjenden 47 firmat e secilit anëtar të departamentit të Macintoshit në 1982.

Mesatarisht gishtat e një daktilografisti do të përshkonin 20 kilometra. Kush tha se ata që punojnë në zyrë nuk bëjnë mjaftueshëm ushtrime?

Kur uleni përpara kompjuterit, qepallat e syve mbyllen 7 herë në minutë, ndërkohë që normalisht duhet të mbyllen 20 herë për minutë.

Telefonata e parë me një telefon celular është bërë në 3 prill 1973 nga Martin Cooper, ish themelues i Motorola-s.

U deshën 38 vite për radion që të kapte shifrën e 500 milionë përdoruesve, 13 vite për televizorin dhe vetëm katër vite për internetin.

Smartphone-i i parë ka qenë IBM Simon, i cili kishte një ekran me prekje, kalendar dhe fax në 1993.

Telefoni celular më i shituri i të gjitha kohërave është Nokia 1100, prodhuar në Finlandë dhe numëron 250 milionë njësi të shitura.

91% e të rriturve e mbajnë telefonin sa më pranë duarve në çdo orë të ditës dhe çdo ditë të vitit.

97% e 60 miliardë email-eve që dërgohen çdo ditë kalojnë si spam (email-e të pasigurta).

Ka 7 miliardë njerëz në planet, 4 miliardë prej tyre përdorin një telefon celular, dhe vetëm 3.5 miliardë që përdorin një furçë dhëmbësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat